Profesionet | Albanet
Udhëtim në historinë dhe kulturën e Francës dhe Anglisë
March 3, 2019

Profesionet

“Ëndërroj të bëhem si…” Kjo ishte tema mësimore për fëmijët e klasave përgatitore.

Të ndihmuar nga prindërit dhe mësuesja, ata mësuan më shumë rreth profesioneve të ndryshme, si: stomatolog, noter, zjarrfikës, kuzhinier… Dikush nga nxënësit veshi përparësen e mjekut, dikush tjetër hyri në rolin e biznesmenit e dikush u vesh si shef kuzhine. Të gjithë u informuan rreth profesioneve të ndryshme, duke u argëtuar dhe mbi të gjitha, duke mësuar gjëra të reja nga praktika.

Kjo temë zgjati një javë dhe nxënësit shkuan, i panë dhe i prekën çdo ditë nga afër profesionet me ndihmën e madhe të prindërve dhe gjyshërve të tyre.