Politika e Privatësisë - Albanet

Politika e Privatësisë

I nderuar vizitor, mirësevini në faqen zyrtare të Shkolles Jopublike Albanët!

1. Kjo është Politika e Privatësisë e faqes zyrtare të shkollës jopublike “Albanët” – www.albanet.edu.al
Të gjithë ju që aksesoni Faqen Zyrtare – www.albanet.edu.al duhet të bini dakord me këtë Politikë. Ju lutem
mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakord me to. Në të kundërt, do të
quhet se e keni pranuar këtë Politikë.
2. Shkolla jopublike “Albanët”, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të
Shqipërisë dhe e licencuar si institucion i arsimit. Selia e shkollës jopublike “Albanët” është në
adresën: Rruga “Dëshmorët e Fekenit”, 66/2, Tiranë – Shqipëri
3. Shkolla jopublike “Albanët” disponon faqen zyrtare www.albanet.edu.al (Faqja Zyrtare). Me anë të
Faqes Zyrtare, shkolla jopublike “Albanët” transmeton dhe mbledh informacione.
4. Nëpërmjet Faqes Zyrtare, shkolla jopublike “Albanët”:
– prezanton institucionin dhe strukturën e tij, shërbimet që ofron, ofertat, e promocionet e
ndryshme, njoftime, novacione etj.
– prezanton dhe ofron mundësi për arsim, punësim, kontakte, etj.
5. Shkolla jopublike “Albanët” e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje
të një rëndësie të veçantë. Shkolla jopublike “Albanët” është angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor
dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre.
6. Me anë të Politikës së Privatësisë, shkolla jopublike “Albanët” ka për qëllim të informojë personat që
vizitojnë Faqen Zyrtare, www.albanet.edu.al në lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes,
si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.
7. Për vizitorët e faqes www.albanet.edu.al sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të
bëjnë me përdorimin e faqes, me klikimet e informacionit, artikujve, seksioneve apo rubrikave në
këtë faqe. Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet Faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të
cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.
8. Qëllimi i mbledhjes se informacionit. Ky informacion mblidhet për:
– qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë
rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e palëve të interesuara, gjithnjë pa i bërë ata
të identifikueshëm);
– qëllime analize për krijimin e shërbimeve/produkteve të reja;
– për marrjen e qëndrimit dhe/ose pretendimeve të përdoruesve të faqes dhe palëve të
interesuara/përdoruese në lidhje me shërbimet e shkollës jopublike “Albanët”.
9. Shkolla jopublike “Albanët” thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme
dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të
vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.
10. Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Shkolla jopublike “Albanët” në përputhje
të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të
ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe
garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës
private.
11. KONTAKT. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si
dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit
13 dhe 18 të Ligjit 9887/2008 «Për mbrojtjen e të dhënave personale». Kërkesa mund të drejtohet në
adresën: [email protected]
12. Faqja Zyrtare mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjetër internet, apo që të ridrejton në faqe
tjetër interneti. Shkolla jopublike “Albanët” nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve
dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat / politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.
13. TË TJERA. Shkolla jopublike “Albanët” rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë
politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes
së të dhënave personale dhe privatësisë.