Albanet

Shkolla jonë ofron disa shërbime.
Ju keni mundësinë të zgjidhni mes tyre.

Shkolla 9-vjeçare jopublike “Albanët” është një institucion ku fëmija merr edukim nga klasa përgatitore deri në klasën e 9 (nëntë) të arsimit të mesëm të ulët. Programi mësimor i zhvilluar në shkollën tonë, nëpërmjet kombinimit të lëndëve të kurrikulës bazë dhe asaj me zgjedhje, merr në konsideratë të gjitha aspektet e zhvillimit emocional, social, fizik dhe konjitiv të fëmijëve sipas grupmoshave. Mësimi zhvillohet në gjuhën amtare dhe programi bazë mësimor është programi i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve për të gjitha shkollat 9-vjeçare në Republikën e Shqipërisë. Zhvillohet program mësimor i veçantë në fushën e gjuhëve dhe komunikimit, ku përfshihen lëndët gjuhë angleze, gjuhë gjermane, gjuhë frënge dhe gjuhë italiane. Një vend të veçantë në procesin mësimor zë kurrikula me zgjedhje.

Ora mësimore realizohet me cilësi dhe standarde të larta në sajë të:

  • Mësuesve të kualifikuar e specializuar sipas fushave përkatëse.
  • Përdorimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
  • Zhvillimit të kurrikulës me zgjedhje, e mundësuar nëpërmjet paketave me module ekstra kurrikulare.
  • Mësimit të bazuar në projekte.

Shkolla jonë ofron studim të pjesshëm dhe të plotë i cili zhvillohet pas orarit të mësimit me mësues të specializuar. Gjatë procesit të studimit nxënësit përforcojnë njohuritë e marra.

Studimi i pjesshëm zhvillohet gjatë orarit mësimor, ku orët e studimit janë të përcaktuar nga 1 deri në 2 orë në varësi të klasës. Studimi i plotë vazhdon edhe pas orarit mësimor deri në orën 17:00. Mësuesit ndihmojnë nxënësit të kapërcejnë vështirësi në lëndë të ndryshme duke përdorur program të individualizuar.

Program i veçantë zbatohet edhe për nxënësit që shfaqin talente në lëndë të ndryshme. Nxënësit mund të frekuentojnë kurset jashtëshkollore të cilat zhvillohen me mësues profesionistë si kursi i kërcimit, i basketbollit, volejbollit dhe futbollit. Nxënësit mund të jenë pjesëmarrës në një nga këto kurse, pasi të kenë mbaruar detyrat e shtëpisë, duke kryer aktivitete të ndryshme, ku jo vetëm kënaqen por edhe zhvillojnë talente në fusha të ndryshme të sportit.

Formimi i aftësive artistike apo sportive ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë bashkëpunuese dhe komunikuese, të cilat i nevojiten çdo qytetari të shekullit që jetojmë. Studimi lehtëson nxënësit dhe prindërit nga detyrat e shtëpisë dhe u mundëson atyre të jetojnë të plotë kohën e fëmijërisë.

Një vend të rëndësishëm në filozofinë e shkollës sonë zë dhe argëtimi. Në vetvete argëtimi është pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së tyre. Veprimtaritë e ndryshme artistike, sportive në bazë klase ose shkolle, ju japin mundësi nxënësve jo vetëm të argëtohen por edhe të zbulojnë dhe zhvillojnë aftësitë, talentet e tyre në fusha të ndryshme të artit dhe sportit.

Një rol të rëndësishëm në formimin social dhe edukativ të nxënësve luan dhe jeta jashtë mjediseve të klasës, ku shkolla ofron për ta klube si në pikturë, kërcim, basketboll, volejboll, futboll si dhe aktivitete jashtëshkollore, të cilat u japin mundësinë të zhvillojnë aftësitë jo vetëm artistike dhe sportive por edhe ato të bashkëpunimit, drejtimit dhe komunikimit.

Gjithashtu jeta akademike ndërthuret dhe gërshetohet me ekskursione të shumta të cilat shërbejnë jo vetëm për argëtimin por ato kanë edhe karakter mësimor, duke i ardhur në ndihmë pajisjes së nxënësve me kompetencat bazë si individ në një shoqëri demokratike.

Fokusi i ushqimit në shkollën tonë synon një edukim të ushqyerjes që garanton shëndet dhe cilësi të mirë jete.
Ky synim fillon që nga përzgjedhja e produkteve ushqimore cilësore dhe sa më shume bio si p.sh. mishi, veza, djathi, perimet dhe frutat, të siguruara nga furnitorë dhe prodhues të besueshëm dhe sa më pranë burimit të prodhimit.

Stafi i kualifikuar i kuzhinës siguron në mënyrë të planifikuar javore një menu të pasur ku çdo ditë nuk mungojnë supat me mish dhe me perime si edhe gatime që krijojnë balancën e përllogaritur të proteinave, karbohidrateve, yndyrave dhe vitaminave duke ja përshtatur këto edhe kërkesave dhe nevojave moshore.

Ka menu të personalizuar për raste specifike si intoleranca ndaj produkteve të caktuar ose në përputhje me kërkesat e moshave të ndryshme që nga kopshti deri në ciklin e lartë.

Cilësia dhe larmia e ushqimit plotësohet nga higjiena e lartë e shërbimit dhe kushtet e nevojshme të akomodimit në mensë.

Mjetet e transportit plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme si drejtues të licencuar dhe të kujdesshëm mjeti, me kushte ajrimi dhe dritë të mjaftueshme, me vend të posaçëm për çdo fëmijë dhe me rrip sigurimi të detyruar për secilin prej tyre.

Në shoqërimin e fëmijëve janë dy mësuese shumë të kujdesshme që shoqërojnë fëmijët nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas duke siguruar informacionin e nevojshëm me prindërit gjatë udhëtimit. Mësuesit shoqërues, drejtuesit e automjetit dhe vetë nxënësit dhe prindërit njihen dhe respektojnë rregullat e transportimit të vendosura nga shkolla si pjesë e rregullores së saj.

Lajmet e fundit

February 17, 2024

Filluan regjistrimet për vitin e ri mësimor 2024 – 2025

Filluan regjistrimet per vitin e ri mësimor 2024 – 2025. Çdo të enjte ora 15:00 – 17:30 ju mirëpresim në mjediset e shkollës jopublike Albanët. Kontaktoni […]
December 26, 2023

Revista Albanet u rikthye!

       
October 13, 2023

RREGULLORE PËR “MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE NË SHKOLLËN “ALBANËT”

RREGULLORE PËR “MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE NË SHKOLLËN “ALBANËT” KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Objekti Objekti i kësaj Rregullore […]

Rreth nesh

Institucioni jopublik “ Albanët” përfshin kopsht, parashkollor, cikël fillor dhe ciklin 9- vjeçar.

Stafi përbëhet nga drejtuesja e përgjithshme, drejtues didaktik për çdo cikël, rreth 30 mësues për lëndët përkatës, mësues specialistë për artin pamor, edukimin muzikor, edukimin fizik, si dhe mësues asistentë të cilët ndihmojnë nxënësit në programe të veçanta.

Mjedisi i ngrohtë, klimë positive dhe komunikim i vazhdueshëm mësues – nxënës – prind kanë krijuar themelet për rezultate gjithnjë në rritje të nxënësve tanë.

Lexo me shume

Stafi

Mësues të specializuar dhe të kualifikuar janë në shërbim të edukimit sa më cilësor të fëmijës suaj. Stafi ynë përbëhet nga mësues bashkëkohorë, të zhvilluar dhe trajnuar profesionalisht të cilët janë protagonistë në formimin e nxënësve. Të gjithë mësuesit iu nënshtrohen në mënyrë të vazhdueshme trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për të qene sa më afër ndryshimeve në fushën e edukimit.

Nxënësit

Ne e shohim shkollën si një familje ku një rëndësi të madhe kanë marrëdhëniet njerëzore që nxënësit tanë krijojnë me mësuesit por edhe midis tyre. Të gjithë punojmë fort që nxënësit të ndihen të dashur dhe të sigurt. Mbi këto parime ngrihet më pas i gjithë procesi edukativ.

Prindërit

Prindërit janë partneri ynë më i fuqishëm për arritjen e një qëllimi të përbashkët: formimin e një individi të aftë për të zgjidhur problemet në jetë dhe për të vënë aftësitë në shërbim të vendit. Ata janë të pranishëm me sugjerimet dhe opinionet e tyre për ecurinë e fëmijës. Komunikimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm prind – mësues është një nga faktorët kyç në suksesin e punës sonë.

Komuniteti

Formimi i një individi të arsimuar është detyrë e gjithë shoqërisë. Nxënësit që edukohen sot do të jenë qytetarë të denjë nesër për shoqërinë. Prandaj lind nevoja e bashkëpunimit me komunitetin, përfshirja si dhe ndërgjegjësimi i nxënësve ndaj komunitetit. Kjo realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me institucione të ndryshme si muzeu, biblioteka, teatri apo kontributi vullnetar në mjedis apo parqe të ndryshme.