Kontakt - Albanet

Kontakt

 
 
 

Pyetje dhe pergjigje te pergjithshme

1Pse duhet të zgjedh shkollën Albanët?
Filozofia e shkollës sonë është mbështetja e çdo nxënësi, me qëllim zhvillimin maksimal të potencialit të tij dhe kultivimin e dëshirës për të mësuar gjatë gjithë jetës. Ne besojmë se të gjithë nxënësit mund të jenë të suksesshëm . Shkolla Albanët inkurajon nxënësit e saj të kenë ëndrra dhe të punojnë fort për realizimin e tyre.
2Çfarë kualifikimi kanë mësuesit dhe drejtuesit e shkollës Albanët?
Mësuesit dhe drejtuesit e shkollës sonë janë të diplomuar në fushat përkatëse. Rreth 70% e tyre kanë një diplomë të nivelit të dytë, mastes shkencor në fushën e edukimit, rreth 60 % kanë shkallën e dytë dhe të tretë të kualifikimit. Ndërsa drejtuesit, përveç diplomës së parë janë të pajisur edhe me master shkencor në fushën e edukimit dhe në fushën e menaxhimit.
Gjatë gjithë vitit akademik mësuesit i nënshtrohen trajnimeve të jashtme dhe të brendshme për zhvillimin e tyre profesional.
3Çfarë shërbimesh të tjera ofroni ju, përveç mësimit?
Shkolla jonë ofron tre vaktet ushqimore: mëngjes, drekë, mbasidite ( për nxënësit që qëndrojnë deri vonë), studim të pjesshëm dhe transport.
4A përdorni ju program shtesë përveç programit të miratuar nga MAS?
Po, në shkollën tonë programit të miratuar nga MAS, i është bashkangjitur edhe program shtesë, i cili përfshin gjuhën angleze ( kopsht, klasat përgatitore e në vazhdim), orë baleti, orë mësimore për zhvillimin e talenteve në artin pamor ( përveç asaj të përcaktuar në program), si dhe shahu.
5Deri në çfarë ore mund të qëndrojë fëmija im në shkollën tuaj?
Shkolla jonë hapet në orën 7:15 dhe mbyllet në orën 17:00. Proçesi mësimor fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 14: 30. Pas këtij orari fëmijët mund të qëndrojnë në shkollë ku mund të zhvillojnë studim ose të frekuentojnë një nga kurset jashtëshkollore që ne ofrojmë.
6A zhvilloni ju programe të veçanta ku të ndihmoni fëmijët të zhvillohen në fusha të tjera si sportive apo atistike?
Filozofia e shkollës sonë mbështetet në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, si rrjedhojë ne përgatisim programe të veçanta artistike apo sportive të cilat ndihmojnë të gjithë nxënësit.
Nxënësit të cilët shfaqin talent në arte apo në sport e zhvillojnë atë nëpërmjet klubeve artistike që marrin jetë në aktivitete të ndryshme që shkolla zhvillon.
Ndërsa aftësitë sportive shfaqen në kampionatet e shumta që zhvillohen gjatë vitit akademik.
Një mënyrë tjetër që nxënësi të zhvillojë aftësitë sportive ose artistike është ndjekja e kurseve jashtëshkollore që zhvillohen pas proçesit mësimor në pikturë, balet, futboll, basketboll dhe volejboll.