Veprimtari nga Agjensia Kombëtare e Ushqimit - Albanet
Panairi i ushqimeve
April 9, 2022
Panairi i ushqimeve
April 15, 2022

Veprimtari nga Agjensia Kombëtare e Ushqimit

Agjensia Kombëtare e Ushqimit (AKU) organizoi një panair, ku midis të ftuarve të tjerë ishin dhe nxënësit e shkollës “Albanët”. Në qendër të këtij panairi ishte promovimi i ushqimit të shëndetshëm, gjë që u realizua nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Nxënësit e klasave të treta dhe të katërta që morën pjesë nga shkolla jonë, u përfshinë në veprimtari si: mbjellja e fidanëve, pikturimi, përgatitja e makaronave bio etj. Në këtë panair iu kushtua rëndësi gjithashtu frutave dhe perimeve bio dhe rëndësisë së tyre për mirëushqyerjen e fëmijëve!