Projektet e para të këtij viti - Albanet
Viti i Ri
January 12, 2018
Të gjithë jemi inteligjent
January 13, 2018

Projektet e para të këtij viti

Cikli i lartë

Përkushtim, bashkëpunim, punë , por dhe shumë kënaqësi shoqëruan projektet e para të këtij viti. Temat e zgjedhura dhe grupet e formuara mbi bazë të veçorive të gjithësecilit ishin çelësi për suksesin e radhës. Nxënësit të mësuar tashmë më Mësimin e Bazuar  në Projekte ndërmorrën sfida të reja duke zgjedhur tema sa sociale dhe motivuese. Kështu ishte tema “ 18 fëmijë, 18 histori”, ku të gjithë sollën një panoramë nga jeta e tyre apo  grupi me temë “ Change your word, change your mindset” me mesazhe domethënëse për marrëdhëniet midis njerëzve.

Suksese !

 

Cikli i ulët

Të mësojmë nëpërmjet projekteve është mënyra më e mirë për nxënësit tanë të vegjël. Çdo gjë që ata lexojnë dhe mësojnë në libra  kthehet në dije të qëndrueshme, që do t’ju nevojiten gjithë jetën, kur ata e prekin me duart e tyre të vogla.

Temat për ciklin e ulët u zgjodhën me kujdes  për t’ju dhënë mundësi  të gjithëve të ishin pjesëmarrës dhe të ndërtonin ata vetë  çdo poster apo moket.

Ky vit përfshiu edhe klasën e parë me një temë të dobishme për të gjithë “ Të jemi të sigurtë”. Prezantimi nga nxënësit  e klasave të para ishte një emocion i papërshkrueshëm me fjalë.

Suksese të gjithëve!