Panairi i ushqimeve - Albanet
Lojra popullore
April 6, 2022
Orë projekt në lëndën e informatikës
April 8, 2022

Panairi i ushqimeve

Sot, qeveria e nxënësve të shkollës sonë, në bashkëpunim me mësuesit, hapën “Panairin e ushqimeve”, i cili do të qëndrojë i hapur në vazhdim në datat: 8, 11 dhe 12 prill. Secila prej klasave do të ketë mundësinë e paraqitjes së ushqimeve të tyre në një ditë të caktuar, ndërsa në ditët e tjera do të shijojnë gatimet dhe lojërat e përgatitura nga klasat e tjera. Edhe sot klasat e caktuara ofruan ushqimet e tyre, që i përmbaheshin kushteve të panairit, kundrejt pagesave fare të vogla. Këtë pagesë mund ta përdorin për qëllimet e tyre!