Konkursi i matematikës “Kangaroo” (Kangur) - Albanet

Konkursi i matematikës “Kangaroo” (Kangur)

Nëna, universi i mirësisë
March 25, 2018
Projekti i Anglishtes “Describe and create a local plant guide”
March 25, 2018

Konkursi i matematikës “Kangaroo” (Kangur)

Në fillim të viteve 80, mësuesi i matematikës Peter O’Halloran në Australi, krijoi një konkurs të korrigjueshëm nga kompjuteri, ku mijëra nxënës mund të marrin pjesë njëkohësisht. Testet Kangur janë më të lehta se testet e tjera tradicionale, sikurse janë Olimpiadat e Matematikës, madje është konkursi më popullor që zhvillohet sot në botë.

Qëllimi është t’u paraqesim nxënësve nga klasa II – IX, një konkurs tërheqës, për t’i frymëzuar të zhvillohen në drejtimin e matematikës pa ankthin e suksesit të domosdoshëm dhe konkurrimit.

Në Shqipëri, konkursi ndërkombëtar Kangur u organizua nga Shoqata Shqiptare e Matematikës ditën e Shtunë, 17 mars 2018. Pjesëmarrës ishin edhe Albanët e vegjël të talentuar.