Java globale e kodimit - Albanet
Koncert për gjyshërit
November 6, 2017
Regjistrimet e reja 2018-2019
January 10, 2018

Java globale e kodimit

Shkolla Albanët u bë pjesë e Javës globale të kodimit. Nxënësit e klasave të gjashta, të shtata, të teta dhe të nënta me mbështetjen e Albanian ICT Academy, zhvilluan një aktivitet me qëllim afrimin drejt teknologjisë. Nxënësit provuan aftësitë e tyre jo vetëm duke luajtur por edhe duke krijuar vetë lojra. Ata provuan të eksperimentojnë në fushën e programimit, robotikës, teknologjisë 3D, etj. Synimi i këtij aktiviteti ishte të rrisim fëmijët në epokën dixhitale me edukimin e duhur drejt teknologjisë si e ardhmja e tyre e sigurt.