Java e frankofonisë - Albanet
Klasa e IX takim online me gazetaren Rudina Xhunga në orën e gjeografisë.
March 19, 2022
Dita Botërore e Ujit
March 24, 2022

Java e frankofonisë

Frankofon quhet një person i cili flet frëngjisht. Kjo vjen nga frëngjishtja, franco-français, phonie-entendre/ecouter. Ndërsa, frankofonia si term më i gjerë përfshin të gjithë frëngjishtfolësit, të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën frënge ose nuk janë francezë, por që flasin gjuhën frënge dhe ndajnë vlerat e kulturës franceze. Vetë rrjedha dhe historia e gjuhës frënge i mundësoi asaj që të flitet në pesë kontinente, si dhe të ketë statusin e gjuhës amtare, gjuhës zyrtare, gjuhës së mësimdhënies dhe sistemit edukativ në shtete të ndryshme të botës. Për shkak se muaji mars është muaji i frankofonisë, në këto vende nuk mungojnë aktivitetet dhe angazhimet e ndryshme kushtuar gjuhës dhe kulturës frënge. Festa e Frankofonisë, konsiderohet si festë e solidaritetit, altruizmit dhe e respektit të ndërsjellë mes popujve përkatës. Edhe në shkollën Albanët kjo javë iu kushtua frankofonisë, duke manifestuar këtë festë me aktivitete të ndryshme për klasa të ndryshme, siç janë: përgatitja e ushqimeve franceze si djathëra, bageta, proshuta, briosha, ëmbëlsira të ndryshme; piktura; dramatizime; punime në 3D etj. Këto aktivitete rezultojnë mjaft të dashura e miqësore për nxënësit tanë dhe vazhdojnë ende gjatë gjatë muajit mars…