Hippo – Anglishtja pa limit (English Without Borders) - Albanet

Hippo – Anglishtja pa limit (English Without Borders)

Java frankofone 2018
April 4, 2018
Prezantimi i projekteve
April 17, 2018

Hippo – Anglishtja pa limit (English Without Borders)

Konkursi Ndërkombëtar Hippo, i cili organizohet një herë në vit në shtete të ndryshme të botës, synon të promovojë rëndësinë e njohjes së gjuhës angleze në brezat e rinj.

Këtë vit pjesëmarrëse ishte edhe shkolla jonë “Albanët”, udhëhequr nga drejtuesja e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Borana Seranllari, me klasat V-IX.

Javën e parë nxënësit u prezantuan me risitë, vlerat dhe rëndësinë e konkursit, ndërsa në vijim u organizuan orë përgatitore nga mësuesit e gjuhës angleze.

Në fazën e dytë të këtij konkursi, nga shkolla jonë u kualifikuan 3 nxënës me pikët maksimale: Moana Gorezi, Arbi Alliu dhe Gledis Zhugli. Synojmë të përfaqësojmë shkollën dhe vendin tonë në fazën finale në Venecia.