“Fshati dhe qyteti” - Albanet
Projekt: “Katër fazat e ciklit të fluturës”
January 27, 2019
“Dhuro një xhup, ngroh një zemër”
January 27, 2019

“Fshati dhe qyteti”

Metodologjitë e reja aplikohen edhe te parashkollorët. “Albanët e vegjël” temat mësimore “Qyteti” dhe “Fshati” i zhvilluan me veprimtari praktike duke eksploruar rrugët e qytetit. Ata vëzhguan se çfarë ndodh në një ditë të zakonshme në qytetin tonë dhe më pas vizituan edhe “Rogat Security”, siguria e shkollës sonë.

Sot, aventura e të mësuarit duke i prekur dhe parë nga afër gjërat, ndalesën e pati në fermën “Albane”. Ajri i pastër, bimët e ndryshme dhe lojërat i argëtuan jashtë mase bukuroshët e vegjël, por mbi të gjitha ata mësuan shumë.