Festa e nënave - Albanet
Ekspozita e pikturës
June 22, 2017
Olimpiada çertifikata
June 22, 2017

Festa e nënave

Festa e Nënës erdhi në shkollën “Albanët”, nga klasat e treta, të cilat nëpërmjet këngëve, vjershave dhe interpretimeve përcollën mesazhin më të bukur që mund t’i bëhet nënës në ditën e saj, atë të dashurisë dhe mirënjohjes pafund për të.

Nëna ishte fjala kryesore e këtij aktiviteti!

Fjalë të thjeshta, por të thëna nga zemrat e fëmijëve shkaktuan lot dhe gëzim te të gjithë të pranishmit.

Falenderojmë nxënësit tanë të vegjël për emocionet e papërshkrueshme që transmetuan me thjeshtësi dhe ëmbëlsi!

Urojmë të gjitha nënat Gëzuar 7-8 Marsin!