Dita e parë e shkollës në shkollën “Albanët” - Albanet

Dita e parë e shkollës në shkollën “Albanët”

Revista Albanet
May 6, 2018
Albanët së shpejti me një surprizë mësimore, edukative dhe shumë argëtuese!
December 15, 2018

Dita e parë e shkollës në shkollën “Albanët”

Në shkollën “Albanët u hapën dyert sërisht për vitin e ri akademik 2018-2019. Data 17 shtator shënoi nisjen e një fillimi të ri plot me energji dhe surpriza. Disa për herë të parë e disa të tjerë pjesë e familjes së madhe, nisën rrugëtimin edhe për këtë vit drejt dijeve të reja.

Dita e parë pasoi me plot emocione për të gjithë fëmijët e klasave të para, nxënësit ,prindërit dhe mësuesit. Aty ku shihje lot, sepse shkolla për ta niste për herë të parë , aty shihje buzëqeshje dhe përqafime të ngrohta nga nxënësit e klasave më të larta.

Nxënësit u pritën nga mësuesit kujdestarë ku secili prej tyre kishte përgatitur diçka speciale për mirëseardhjen. Buzëqeshjet, përqafimet, lotët e gëzimit dhe falenderimet pasuan më pas.

Pushimet verore kaluan dhe zilja e parë për këtë vit të ri shkollor ra…