Dita Botërore e Ujit - Albanet
Java e frankofonisë
March 19, 2022
Eksursion në Pezë
March 25, 2022

Dita Botërore e Ujit

Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, 22 Mars-it, u organizua një takim mes shkollës sonë dhe kompanisë Water Boutique, në thelb të të cilit ishte rëndësia e ujit, vlerat e cilësia e tij, si dhe rrezikshmëria e përdorimit të shisheve plastike dhe mundësitë për t’i shmangur ato. Por nuk munguan as lojërat argëtuese për nxënësit ku fituesve iu dhuruan nga një termus uji, ndërsa pjesëmarrësve iu shpërndanë të gjithëve çanta shpine.