Vizitë në qendrën TISS - Albanet
Format 2D, klasa e II-të ora e matematikës
April 15, 2022
Java e projekteve në shkollën Albanët
April 16, 2022

Vizitë në qendrën TISS

Nxënës të shkollës “Albanët”, së bashku me mbështetjen e familjarëve të tyre, kontribuan me humanizmin e tyre në bashkëpunim me qeverinë e nxënësve, në blerjen e mjeteve didaktike për fëmijët me probleme të ndryshme të zhvillimit të “Qendrës së Shërbimeve dhe Trajtimit Psikosocial” TISS. Nxënësit e shkollës sonë patën mundësinë të diskutonin me drejtoreshën e qendrës, znj. Anisa Dizdari, rreth problematikave të spektrit të autizmit dhe se si mund t’iu vinin ata në ndihmë këtyre fëmijëve.
Për më tepër, ata kaluan një pjesë të mirë të kohës pranë tyre, duke diskutuar e lozur me ta.
Falenderojmë drejtoreshë Anisën për mikpritjen që iu bëri nxënësve tanë!