Viti i Ri - Albanet
Regjistrimet e reja 2018-2019
January 10, 2018
Projektet e para të këtij viti
January 13, 2018

Viti i Ri

Albanët më të vegjël festuan Vitin e Ri mes këngëve, vjershave , kërcimeve dhe dramatizimeve , të cilat erdhën përmes gëzimit të tyre fëmijëror.

Gjallëria e festës dhe spontaniteti i fëmijëve shkaktoi te të gjithë të pranishmit emocione të forta.

Supriza më e madhe e Albanëve tanë  ishin pjesët  e zgjedhura për dramatizim, të cilat sollën  problemet e jetës së përditshme. Të natyrshëm dhe plot humor fëmijët ngjanin si aktorë të vërtetë. Salla u mbush me nota lumturie e gjallërie që përcillnin buzëqeshjet e tyre.

Kjo atmosferë e hareshme vazhdoi  duke mirëpritur edhe ëmbëlsirën e festës, që ishte padyshim babagjyshi me dhuratat e tij, të cilët fëmijët e pritën me padurim e lumturi.

Gëzuar dhe Suksese!