Ftesa drejtuar gazetarit Eraldo Harlicaj u bë për të përcjellë ndjesinë dhe gjithë eksperiencën e kaluar nga shqiptarët në kalimin e La Manshit në mënyrë ilegale. - Albanet

Ftesa drejtuar gazetarit Eraldo Harlicaj u bë për të përcjellë ndjesinë dhe gjithë eksperiencën e kaluar nga shqiptarët në kalimin e La Manshit në mënyrë ilegale.

Konkurs
December 13, 2022
Në kuadër të Festave të Nëntorit nxënësit e klasës së pestë organizuan dhe shfaqën një aktivitet festiv me temë “Traditat”
December 13, 2022

Ftesa drejtuar gazetarit Eraldo Harlicaj u bë për të përcjellë ndjesinë dhe gjithë eksperiencën e kaluar nga shqiptarët në kalimin e La Manshit në mënyrë ilegale.

Në themel të synimeve të tij, arsimi ka edukimin e brezave dhe kjo nuk mund të zhvillohet vetëm në një muaj letërsie apo një muaji kushtuar historisë. Kjo kryhet në çdo ditë të realizimit të këtij synimi.
Ky ishte edhe synimi i këtij organizimi në shkollën tonë. Ftesa drejtuar gazetarit Eraldo Harlicaj u bë për të përcjellë ndjesinë dhe gjithë eksperiencën e kaluar nga shqiptarët në kalimin e La Manshit në mënyrë ilegale.
Falë profesionalizmit të tij dhe përshtatjes në komunikim me grupmoshën e nxënësve, u përcoll mesazhi se brezi i ri ka të drejtat dhe liritë e tij, edhe lirinë e lëvizjes së lirë dhe zgjedhjes së mundësive më të mira në jetën e tij. Por këto duhet t’i kryejë në respekt të ligjit dhe vlerës për jetën.