Forca e fërkimit - Albanet
Emisioni Gjurmet Institucioni Aresimor Jo Publik Albanet
March 25, 2018
Java frankofone 2018
April 4, 2018

Forca e fërkimit

Klasa VI me mësuese Eltonën, zhvilloi veprimtari praktike për të kuptuar dhe mësuar çfarë është forca e fërkimit dhe si i pengon ajo trupat në një sipërfaqe të caktuar.

Nxënësit bënë prezantim me PowerPoint dhe zhvilluan eksperimente në kohë reale pasi u përzgjodhën nëpërmjet letrës me numra, duke e ndarë klasën në 3 grupe. Secili grup u pajis me mjetet e caktuara si dërrasa, sapuni, topi, vaji, kuti kartoni, kolore, kronometër.

Grupi i parë zhvilloi eksperimentin “Forca e fërkimit të topit në bazë të sipërfaqes që ndodhet”.

Grupi i dytë, “Hedhja e vajit në dërrasë dhe rrëzimi i bidonit në vaj”, dhe grupi i tretë, “Rrëshqitja e topit në dërrasën e vendosur drejt”.

Nxënësit u argëtuan me njëri-tjetrin dhe mësuan nëpërmjet veprimeve praktike që realizuan, se forca e fërkimit në vetvete është forcë penguese. Gjithashtu ata mësuan se trupat pengohen në varësi të faktorëve të ndryshëm.