Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

Rregullore e Brendshme

Drejtoria e shkollës jopublike “ALBANET” ushtron veprimtarinë

mësimore-edukative në kopësht e shkollë në përputhje me:  

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

  1. Ligjin nr 7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar” ndryshuar me ligjin nr.8381, datë 30.07.1998 ”Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7952 ‘Për sistemin Arsimor Parauniversitar”.
  2. Të gjitha aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij,
  3. Dokumentat ndërkombëtare ku aderon Republika e Shqipërisë.

  Qëllimi i kësaj rregulloreje është që të shpallen qartë normat e sjelljes

  së pranueshme të nxënësve, stafit menaxherial dhe mësimdhënësve

  në mjedisin shkollor dhe jashtë saj

  • Kjo rregullore shpjegon pasojat për mos arritjen e normave te sjelljes në bazë të kodit etik të sjelljes së mësimdhënësve, nxënësve dhe personelit tjetër në shkollë;
  • Kjo rregullore përforcon një politikë jo-tolerante për sjellje që rrezikojnë sigurinë në shkolla dhe/ose sjellje që përçajnë eksperiencën edukuese për nxënësit e tjerë;
  • Kjo rregullore gjithashtu parashtron procedurat disiplinore për nxënësit dhe personelin e shkollës qe shkelin Kodin etikë të sjelljes;
  • Kjo rregullore ka si qëllim të jetë një kontratë ndërmjet Drejtorisë së shkollës dhe nxënësve dhe mund të ndryshohet në çdo kohë, në varësi të kërkesave të nxënësve të shkollës në harmoni me dispozitat ligjore;
  • Rregullorja është një mënyrë për Drejtorinë e shkollës, që të shpjegojë politika të caktuara, të pranuara edhe nga vetë nxënësit.

  

 Shtrirja e Rregullores:

    Kjo rregullore zbatohet në çdo sjellje që ndodh: 

     Në terrenet e shkollës në çdo kohë;

  1. Jashtë terrenit të shkollës për aktivitete apo ngjarje shkollore;
  2. Jashtë terrenit të shkollës kur sjellja, në mënyrë të arsyeshme, mund të:

     (a) shkatërrojë autoritetin e duhur disiplinor të shkollës;

     (b) të rrezikojë sigurinë e anëtarëve të komunitetit të shkollës;

     (c) ose të përçajë shkollën, dhe

     (d) gjatë udhëtimeve për në ose nga shkolla, duke përfshirë, por jo kufizuar,

          veprime në çdo autobus, furgon, shkollë ose transportim publik.