Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

Format e punës

Format e punës

 

Shkolla ofron ambiente të përshtatshme dhe komode që mbështesin të nxënit tek nxënësit.

Mësimi fillon në orën 8:00 dhe mbaron në orën 15:00.

Qëllimi i shkollës sonë është që të edukojë jo vetëm intelektin e nxënësit, por edhe nevojat e tij shoqërore, emocionale, fizike dhe shpirtërore. Ne duam që çdo fëmijë të ndjehet mirë, i përfshirë në veprimtaritë e shkollës, të dijë se prania e tij kontribuon thelbësisht në komunitetin tonë shkollor.

Programi mësimor - social i shkollës sonë, i zhvilluar nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, shërben si pëlhurë në të cilën të gjitha detyrat sfiduese akademike janë thurur çdo ditë.

Në zhvillimin e kurrikulit, mësuesit e shkollës përqëndrohen në :

- Zhvillimin moshor dhe të nxënit e nxënësve.

- Njohurive dhe aftësitë ekzistuese të fëmijëve.

- Ndërtimin dhe zgjerimin e njohurive të reja të nxënësve, përmes metodave me në qendër nxënësit.