Krijime

Nëna -> Enxhi Nikolli

Nënë, fjalë më të ëmbël s`ka në botë.

Nënë, e para fjalë që foshnja belbëzon.

Njeriu që mbjell veç paqe e dashuri

Je ti o nëna ime, je ti.

 

Në kraharorin tënd, me aromën tënde nis jeta.

Pa të, duhet ta pranojmë, ne kurrë s`mund të jetojmë.

Dashuria jonë është e vetmja pije që shpirtin ta shëron,

E shtrenjtë, e pakrahasueshme, e vetme  je ti.

 

Një zemër e madhe që di të falë e të dhurojë,

Ku s`ka kufij as jeta që të vazhdojë.

Ti për ne thur  ëndrra, ti për ne mendon

Dhe gjithmonë thua se për ne jeton.

 

Sa do të doja që të mos vdisje kurrë, se ti s`e meriton.

Tek ti bëhen sa shfajësime, eh sa justifikime,

Por ti nënë gjithmonë fal

Dhe zemra jote s`thotë kurrë: ndal.

 

Një vështrim në sy dhe ti zbulon

Ç`ka ndodh brenda meje,veç ti e shikon,

veç ti më kupton,ndjenjat kurrë s`të gënjejnë,

Zemra jote parandjen atë që mijëra zemra s`e kuptojnë.

E dashur, e shtrenjtë, e vetme nënë je ti.

Shqipëria -> Brisilda Vrapi

Shqipëri, e ëmbla Shqipëri,

Për ne je një dashuri.

Na ke pranë në çdo moment,

Nuk duam të të lëmë të shkretë.

Je e bukur dhe e mahnitshme,

Sa asgjë me ty s’ngjason,

Ti je gjithçka për ne,

Se tek ti jetën po e çmojmë.

O Shqipëri e dashur,

Ti je një lule jete,

Për të gjithë njerëzit

E kësaj bote të vërtetë.

Një ditë e paharrueshme -> Eva Mane

Në Mavrovë shkuam

Dhe shumë u argëtuam

Gjithçka nga bora ish mbuluar

Aq sa shtëpinë na u desh kohë për ta shikuar.

Më pas shkuam të luanim me topa jashtë,

Ata që fitonin, do vazhdonin të luanin me kënaqësi

Ata që humbnin, do të iknin në shtëpi.

Loja filloi

Dhe shumë vrullshëm ajo vazhdoi.

Aq shumë u gëzuam,

Sa që bastin fare e harruam.

Prindërit darken për ne gatuan,

Dhe ushqimi që bënë shumë e shijuam.

Të nesërmen u nisëm për në shtëpi

Por unë nuk do ta harroj kurrë atë ditë plot mrekulli.

Shqipëria -> Anxhelo Grifi

Shqipëri, o Shqipëri, Që bëre 100 vjet pavarësi. Ne të gjithë të duam shumë, Se si ti nuk ka kurrkund.

Shqipëri, o Shqipëri, Me flamurin kuq e zi Dhe shqiponjë me dy koka, E madhe sa gjithë bota.

Një vend me besnikë, Dhe një vend me fisnikë, Skënderbeu u çua nga dheu Dhe për Shqipërinë shërbeu.

Shqipëri të duam shumë, Se si ti nuk ka kurrkund.

Shqipëria -> Krislinda Qazimi

Shqipëri, o nënë Shqipëri!

Ah, sa shumë që vuajte ti.

Flamurin e zjarrtë me gjak e ngrite,

Me armë për liri luftove ndër vite.

 

Me zemër shqiptari për mëmëdhenë luftuam,

E forcë të hekurt zjarr shpërndamë,

Si shqiponja të mprehta në këmbë qëndruam,

Gjakun e armikut me përbuzje e vramë.

 

Sa lot kanë derdhur familjet shqiptare,

Sa bijë kanë humbur me dhimbje fort.

Nga zemra buronte dashuri atdhetare,

Por bijtë e tyre s`i harronin dot.

 

Gjakun e derdhur mal më mal,

Fytyrat e tyre të zverdhura ngadalë,

Të rrëzuar qëndronin krah shokëve

Fitoren e atdheut ia kushtonin lotëve.

100 Vjetori i Pavarësisë -> Denja Nazëraj

O Nëntor, Nëntor!

Të pres me flamur në dorë.

Se më 28 Nëntor

U ngrit flamuri në Vlorë.

 

100 vjet feston Shqipëria,

Nga Kosova e Çamëria.

Kjo shqiponjë kuq e zi

Do valëvitet përgjithnji.

Përkëdhelja e Nënës -> Enea Xhori

Kur fëmi u vrava,

Nëna m`u gjend pranë.

Kur unë rënkoj,

Edhe nëna qan.

 

Kur gjumi në qepalla

Vjen e më rëndon,

Nëna më vjen pranë

Kokën më lëmon.

 

Nëna më përkëdhel

Dhe herët në agim,

Më thotë me zë të ëmbël

Zgjohu biri im.

 

Dhe kur vjen nga puna,

Ajo, e lodhur shumë,

Fjal’ e parë që më thotë

Është: “ Të dua shumë”.

 

Dhe  kur bëj gabime,

Nëna më qorton,

Me dorë përkëdhel

Kurrë nuk më qëllon.

Pëllumbi i Paqes -> Fiora Vishkurti

Me lule në duar

 

Dhe sytë plot gëzim,

 

Vrapon drejt paqes

 

Duke ecur fluturim.

 

 E merr botën me vete,

 

Dhe jetën e bekon,

 

Pëllumb, o dritë e paqes,

 

Ti jetën e ndriçon.

Edhe unë derdh lot

 

Porsi ju fëmijë,

 

Kur dikush m`i vret

 

Të vegjëlit e mi.

-I lumtur,- thotë,- jam,

 

Pëllumbi mbi pullaz,

 

Liri  jo nuk kam,

 

Kur ndodhem në kafaz.

Shqipëria -> Kreshnik Ponari

Vendi ku derdhëm gjak, është Shqipëria.

 

Vendi ku lamë jetën tone, është Shqipëria.

 

Vendi ku jetojmë, është Shqipëria.

Si një zog i lirë dua të fluturoj ,

 

Në hapësirat e përtejme të lirisë.

 

Gjithë botën të eksploroj,

 

E prapë të kthehem drejt Shqipërisë.

Shqipëri, moj Shqipëri

 

Në mendjen time gjithmonë do jesh

 

Kudo që të shkoj,kudo që të jem,

 

Birin tënd ti do të më kesh.

Shqipëria ime -> Regi Agollari

Ndonëse jam i vogël,

 

Unë një gjë e di,

 

Ty të kam në zemër,

 

O nëna Shqipëri.

 

Me dashurinë për ty,

 

Unë në vite u rrita,

 

Ndaj, nënë e dytë,

 

Me gëzim të thërrita.

 

100 vjetori i Pavarësisë,

 

Festë e madhe është për ne,

 

Ndaj me zemër të urojmë:

 

“Gëzuar  i dashuri atdhe.”