Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

Metodat e reja të mësimdhënies me në qendër nxënësit

Publikuar mbi 24-Shk-2013

Metodat e reja të mësimdhënies me në qendër nxënësit.

Mësimdhënia me në qendër nxënësin synon përdorimin e metodave të larmishme. Vëmendje të veçantë mësuesit tanë i kushtojnë të menduarit kritik. Ata kërkojnë më shumë  se përfshirja e disa çështjeve të reja dhe një trajtim më të mirë të problemit. Ata sjellin kështu tek nxënësit risitë e teksteve, domosdoshmërinë që përmbajnë njohuritë fillestare, dijet bazë që lidhen me mënyrën e parashtrimit të argumenteve dhe nxjerrjes së përfundimeve. Në sajë të kësaj metode, mësuesit i bëjnë një trajtim të plotë temës duke arritur në shpjegimin më të mirë.

Karakteristikat e veçanta të zbatimit të mendimit kritik në shkollë janë:

1. Puna në grup dhe bashkëpunimi në grup.

2. Zhvillimi i të menduarit kritik dhe argumentues.

3. Trajtimi i gjerë i arsyetimit shkencor.

4. Të nxënit në të gjitha lëndët.

5. Vendosja e theksit te vlerësimi i fakteve, kompetenca dhe besueshmëria.

6. Modulet për të shkruarin si njësi më vete me përshkallëzim gradual.

7. Koleksione të mëdha e të shumëllojshme ushtrimesh.