Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

Projekte

Dora ime në projekt 

28 – 29 Nëntori

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, kopshti “Albanët” organizoi një koncert me emocione të bukura të krijuara nga recitimi i vetë fëmijëve. Pika kulmore e shfaqjes ishte momenti i dramatizimit ku dialogon Marigoja me plakun e madh të shqiptarëve, Ismail Qemali. Aty u shpalos flamuri kuq e zi i punuar me materiale të ndryshme nga vetë fëmijët.Me urimin “Gëzuar 100 vjetorin Shqipëria ime” u mbyll shfaqja e organizuar nga fëmijët e këtij kopshti.

 

Orë gatimi

Për të krijuar dhe formuar një personalitet duhet punuar në fusha të ndryshme dhe të shumta. Mes tyre është edhe ora e gatimit, ku fëmijët me një material të përgatitur më parë, krijojnë me duart e vogla gatime të cilat i shijojnë më pas vetë. Aty përfshihen emocionet, pavarësia për të vepruar, bashkëpunimi në grup, ndjenja e përgjegjësisë dhe argëtime për t`u marrë me një punë siç është gatimi.

 

Përshkrimi i projekteve të kopshtit “Albanët”

Dita e projekteve zhvillohet në kopësht tashmë si traditë për të prezantuar punët që fëmijët kryejnë gjatë vitit.Këto punime ndihmojnë në zhvillimin dhe krijimin e një personaliteti të ardhshëm dhe punohen kryesisht me materiale të siglueshme, ngjyra, materiale të ndryshme me një temë të caktuar. Në këtë ditë secili nga fëmijët gjen veten me punime individuale dhe në grup.