Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

Programi

 

Programi i kopshtit `Albanët`

 Kopshti “Albanët”  ka një periudhë të gjatë kohore të krijimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së tij mesimore dhe educative prej 14 vitesh.

Gjatë këtyre viteve është përpjekur të ofrohen kushte, mjedise të përshtatshme dhe komode si dhe një bazë material të pasur e të larmishme mësimore e didaktike.

Çdo vit stafi drejtues i këtij kopshti dhe mësuesit janë përpjekur të rrisin cilësinë e shërbimit, komunikimit, aktiviteteve si dhe proçesin e mësimdhënies. Veprimtarirë e zhvillimit të programit për fëmijët në këtë kopësht janë dizenjuar për të ndihmuar zhvillimin social, emocional dhe fizik të çdo fëmije. Qëllimi më i rëndësishëm është të ndihmojë çdo fëmijë të zhvillojë vet imazhin pozitiv, të ketë përvojën, njohjen, aftësitë për të folur dhe vepruar, menduar dhe imagjinuar nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme për t`i parapërgatitur për shkollën.

Mjediset tona ofrojnë një tranzicion të ngrohtë dhe të rehatshëm nga shtëpia në kopësht.

Matematika dhe aftësitë e shkencës janë futur përmes eksplorimit të lirë, manipulues dhe ndërmjet aktiviteteve ndërvepruese të fëmijëve.

Aftësitë gjuhësore prezantohen dhe praktikohen çdo ditë përmes ndërveprimit dhe komunikimit me shokët dhe mësuesit. Ato zhvillohen përmes tregimeve, vjershave rimuese, aktiviteteve, lojrave dhe një qasjeje fonetike në lexim.

Katër ditë në javë fëmijët në këtë kopësht praktikojnë gjuhën e huaj anglisht. Madje edhe për gjuhën angleze ata janë të pajisur edhe me metoda bashkëkohore sipas grupmoshave përkatëse.

Fëmijët vizitojnë bibliotekën e shkollës në një orar të caktuar 1 herë në javë.

Muzika zhvillohet me mjete bashkëkohore dhe mësohet cdo ditë e intergruar në të gjitha fushat e programit. Gjithashtu cdo ditë fëmijët ushtrohen dhe në veprimtari të ndryshme të artit figurativ si aplikacione, vizatime, makete etj.

Aktivitetet e edukimit fizik zhvillohen në ambjentin e oborrit të kopshtit ose edhe në palestrën e shkollës.

Prindërit janë inkurajuar të punojnë si partener me mësuesit.ju afrojmë mundësitë të planifikuara për prindërit për të ndihmuar dhe për të vëzhguar brenda kopshtit.

Aktivitetet e vecanta përfshijnë festime kulturore dhe etnike si dhe ngjarje të koordinuara me argëtimet në shkollë.