Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

Aktivitete

Viti i Ri

Tashmë është në traditën e kopshtit festa e ardhjes së Vitit të Ri. Fëmijët gëzojnë e prezantojnë përpara prindërve vjersha, këngë, kërcime dhe dramatizime të luajtur nga vetë ata. Ngjyrat e bukura të Krishtlindjes dhe vetë fëmijët në skenë dhanë një emocion të fortë tek ata vetë dhe tek prindërit e tyre. Bukurinë ia shtoi prania e aktores tashmë të njohur e të dashur për fëmijët Shegushe Bebeti.

Koncerti u mbyll me tringëllimën e këmbanave shoqëruar nga zërat e gëzuar të fëmijëve që lajmëruan ardhjen e festave.

Karnavalet 

 

1 Qershori

1 Qershori është festa më e dashur për fëmijët. Si e tillë ajo u festua në ambientet e jashtme të kopshtit “Albanët”. Brenda shfaqjes kishte argëtim, festë, interpretim vjershash e dramatizim, prezantim të punës 1 vjeçare për të folurin dhe mënyrën e të shprehurit qartë e bukur. Mbyllja e shfaqjes u bë me ndarjen e çertifikimeve të mbarimit të ciklit parashkollor, ku fëmijët shkëmbyen mes tingujve të muzikës kapelet e diplomimit.  

 

Viti i Ri 2012