Shkolla 9 Vjecare Albanet | Tirane

JAVA E PROJEKTEVE ME TEME “Unë njoh kulturën,traditat dhe historinë e popullit tim”

Publikuar mbi 24-Shk-2013

28 Nëntori 2012 shënoi plot 100 vjet nga dita e madhe, kur Plaku i Vlorës,Ismail Qemali, valëviti të lirë  flamurin kombëtar dhe shpalli të pavarur Shqipërinë.

Në këtë kuadër u zhvilluan festime në mbarë vendin.Pjesë e këtyre festimeve u bënë edhe nxënësit e shkollës sonë, “Albanët”.Aktiviteti i titulluar: “Festojmë së bashku 100 vjetorin e pavarësisë”, u zhvillua në dy pjesë:

a-      Punë me project

b-      Koncert festiv

Projekti “Unë njoh kulturen,traditat dhe historine e popullit tim” u zhvillua në shkollë në dy ditë dhe per fshiu të gjithë nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar.Çdo klasë punoi sipas temës së caktuar

Nxënësit e klasës së  VI-të prezantuan temën e  projektit duke u përqëndruar në nëntemat:

a-      Te njohim monumentet  e kulturës shqiptare

b-      Stili e jetesës  së popullsisë pellazge-ilire

c-      Arredimi i jashtëm dhe i brendshëm i odave shqiptare sipas 3 trevave më kryesore

d-     Respektimi i zakoneve shqiptare ne stilin e sotëm te jetesës.

e-      Konfiguracioni gjometrik i punimeve   artizanale te mjeshtrave shqiptar, etj.

 Nxënësit e klasës së  VII-të e përqëndruan punën e tyre në nëntemat:

a-      Të veçantat e arkitekturës shqiptare të periudhave të ndryshme historike

b-      Modelimi i figurave gjeometrike në kostumet popullore.

c-      Të njohim etnografinë e trevave shqiptare.

d-     Njohja e këngëve popullore, etj.

Nxënësit e klasës së  VIII-të prezantuan punët tyre të mbështetur në këto nëntema:

a-      Të njohim kulturën dhe folklorin e popullit tonë sipas trevave të ndryshme të vendit tone.

b-      Turizmi historic si një perspektivë e turizmit shqiptar.

c-      Nxënësit u ndanë në 4 grupe:veriu, lindja, jugu, perëndimi

Nxënësit e klasës së  IX-të përqëndruan punën në nëntemat e mëposhtme:

a-      Ndikimi I letërsisë së Rilindjes në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare.

b-      Roli figurave historike në shpalljen e pavarësisë

c-      Traditat e qeverisjes në një shtet demokratik

d-     Bukuritë natyrore e kulturore të trevave të Shqipërisë

e-      Zhvillimi i muzikës në shek.19-të dhe lindja e këngëve patriotike.

Projekti u realizua nëpërmjet hulumtimit,leximit,kërkimeve të ndryshme dhe përzgjedhjes së materialeve të nevojshme sipas temave.Paraqitja e produkteve: Skenari  i  dasmes  tradicionale tiranase; Mikpritja, zakonet, interpretimi  me dramatizim; Foto me veglat muzikore  shqiptare  (lahuta,çiftelia,fyelli, mandolina,syla, daullja, etj)Gjithashtu nxënësit përgatitënpostera,fletëpalosje,albume,poëerpoint,qëndisje në pëlhurë të kuqe,etj.